U bllokuan nga AKU për prezencë të aflatoksinës, “zhduken” 130 ton misër të “MODI SHPK”

U bllokuan nga AKU për prezencë të aflatoksinës, “zhduken” 130 ton misër të “MODI SHPK”

Misri i bllokuar SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se janë zhdukur 130 tonë miser të subjektit “MODI SHPK” që u importuan nga Serbia. Fillimisht, Drejtoria Rajonale kishte vendosur bllokimin e mallrave deri në përfundimin e analizave laboratorike, por më pas subjekti dyshohet se ka shkelur sërish ligjin duke manipuluar produktet e bllokuara. Edhe pse subjekti nuk ka të drejtë të heqë shiriti e bllokimit dhe të lëvizë mallin dyshohet se i gjithë produkti i kontaminuar është hedhur në treg, duke rrezikuar rënde shëndetin e qytetarëve. Mësohet se pas bllokimit 130 tonët e misrit janë “zhdukur” nga magazinat e firmës. Për tre muaj, në shtatë ngarkesa të ndara, misri u bllokua fillimisht nga AKU për prezencë të nivelit të rrezikshëm të aflatoksinës, një myk toksik...