U arrestuan për protestën te kryeministria, gjykata liron 4 anëtarët e “Shqipëria Bëhet”
Gjykata e Tiranës ka liruar 4 anëtarët e Partisë “Shqipëria Bëhet”, të cilët u arrestuan më 4 janar në protestën te kryeministria, të organizuar nga Adriatik Lapaj. Gjykata ka vendosur lirimin e tyre dhe caktimin e masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Eliger Hima, Ergys Llanaj, Afred Matoshin dhe Edison Haklajn. Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm.
Burimi:
gijotina.com