U arrestuan pas protestës së dhunshme të PD, Gjykata cakton masat për 14 protestuesit
Gjykata ka caktuar sot masat për 14 protestuesit që u shoqëruan në polici pas akteve të dhunshme në protestën e PD më 10 shkurt. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Gjykata ka vendosur 2 arreste me burg, 3 arreste në shtëpi dhe 9 detyrim paraqitje. Ndërkohë një ditë më parë, 7 të miturit e shoqëruar në polici pas kësaj proteste, u lanë në detyrim paraqitje. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv