U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës
Pa u bërë 24 orë nga dorëzimi, drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është liruar, duke shfajësuar veten për dy magazinat me 4 mijë rrënjë kanabis në një nga banesat në pronësi të tij. Sipas burimeve policore, nga hetimet paraprake ka rezultuar se Hasa nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit që u zbuluan në Peqin. Ndërkohë hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë për të, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij. Hasa pasi u vetëdorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk kishte shkuar në atë objekt dhe se nuk...
Burimi:
gijotina.com