U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj

U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve. Seanca e parë u zhvillua më 29 shtator 2025, por u shty për mosparaqitje të avokatit. Për të njëjtën arsye u shtynë edhe seancat e 10 tetorit, 21 tetorit dhe 28 tetorit, kur Veliaj zëvendësoi avokatët që e kishin përfaqësuar gjatë hetimit paraprak dhe seancës së masës së sigurimit personal. Ai pajtoi atëherë për t’u përfaqësuar avokatin Artan Gjermëni. Seancat e 12 dhe 17 nëntorit u shtynë për t’u dhënë kohë avokatëve të përgatisnin kërkesat e tyre në seancën paraprake. Seanca e 2 dhjetorit u shty për t’i dhënë kohë avokatit të konsultohej me të pandehurin, ndërsa ajo...