U arrestua nga AMP-ja për shpërdorim detyre dhe pengim të hetimeve, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie efektivin

U arrestua nga AMP-ja për shpërdorim detyre dhe pengim të hetimeve, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie efektivin

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia efektivin e policisë Admir Elezi, i arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjykata caktoi për oficerin e policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Efektivi dyshohet se ka manipuluar provat lidhur me rastin e arrestimit të një shtetasi të cilit iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë. “Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave”, bëri me dije AMP gjatë njoftimit publik për rastin disa ditë më parë.