U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Durim Bami
Durim Bami, i arrestuar në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare, pritet të ekstradohet sot nga Dubai. Bami, 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë u arrestua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. GJKKO, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e...
Burimi:
gijotina.com