U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë në paraburgim 41-vjeçari
pamje nga Blloku i Sigurisë TIRANË-Një 41-vjeçar, i cili ndodhej në paraburgim në 'Bllokun e Sigurisë' te Mine Peza, pasi ishte arrestuar për vjedhje, ka ndërruar jetë. Policia njofton se i paraburgosuri është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale. Shtetasi me inicialet B.P kishte vetëm dy ditë në qeli. “Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.
Burimi:
zeri.ai