U arratis nga spitali i Durrësit, ky është i burgosuri Altin Ndoci, reagon Drejtoria e Burgjeve: U tentua të ndalohej, por…
Ka reaguar Drejtoria e Burgjeve pas arratisjes nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit. “I pParaburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Drejtoria e Burgjeve, ndërsa publikojnë edhe fotografinë e tij. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv