U akuzua nga SPAK për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO jep dënimin për babanë e ish- kandidates në Fier
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për dy persona të akuzuar nga SPAK për korrupsion në zgjedhje. GJKKO ka shpallur fajtor Vladimir Lushkajn dhe Pandeli Bozhën, ky i fundit babai i ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier Limonera Bozha. Ai u dënua me 1,5 vite burg, po për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 1 vit, kthyer në shërbim prove. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Pandeli Bozha për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406, kësaj mase dënimi i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e tij me 1 vit (një) burgim....
Burimi:
top-channel.tv