U aksidentua rëndë mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital 45-vjeçari, viktima polic i burgjeve

U aksidentua rëndë mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital 45-vjeçari, viktima polic i burgjeve

Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë-Maliq. Sipas informacioneve, 45 vjeçari Krenar Çekiçi, ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës. Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë. 45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë. Lexo edhe: Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, dërgohet me urgjencë në spital njëri prej shoferëve Top Channel