Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Tushemishti si “Big Brother”/ Bashkia Pogradec tërhiqet për kamerat luksoze, fondi fshihet pa përgjigjet
Ilir Xhakolli POGRADEC- Tushemisht, fshati i njohur turistik, është po 'survejohet' nga kamera high luxury. Të vendosura në shtylla rreth çdo 20 metra distancë, kamerat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kanë ngjallur kureshtje të madhe. Pamjet janë bërë virale në rrjet, ndërsa pyetja lind se cili është qëllimi i këtyre kamerave të kushtueshme në një fshat që për më tepër, nuk njihet si problematik apo me ngjarje kriminale. Raportohet se projekti ka kushtuar rreth 17 milionë lekë. Ndërkohë, një sërë pikëpyetjesh ngrihen teksa shikon rreth 58 kamera të cilat kushtojnë 1000 dollarë secila, ndërsa flitet se 12 mijë euro ka kushtuar njëra shtyllë. Por, kush i kontrollon dhe menaxhon këto dhjetëra kamera të vendosura? Cili është qëllimi dhe a ka një sallë operative? ZËRI ka kontaktuar me...