Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“Turp…Durrësi skenë krimi”/ Përmbytjet çojnë në protestë durrsakët, protestuesit “zbarkojnë” para bashkisë dhe përplasen me policinë
durres DURRËS- Qytetarët e Durrësit të prekur nga përmbytjet e dy ditëve të fundit, janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme. Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara bashkisë, teksa kërkojnë shpalljen e emergjencës civile. Duke brohoritur në kor "turp, turp, turp", protestuesit i janë drejtuar bashkisë së qytetit dhe kërkojnë vëmendjen e institucioneve për përmbytjet. Protesta nisi pasditen e kësaj të enjteje me thirrjet: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu”, “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”, pasi sipas protestuesve, përmbytjet janë si pasojë e keqmenaxhimit. Nuk kanë munguar përplasjet mes qytetarëve dhe policisë në ambientet e jashtme të bashkisë, pasi po tentohet të aksesohen ambientet e brendshme. Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet, një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh, 54-vjeçari Astrit Hysenaj...