Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

Drejtuesi i Departamentit te Infrastruktures ne PD Besnik Dervishi i cili ka denoncuar abuzimet de vjedhjet qe jane bere ne Tunelin e Murrizit. Gjate deklarates se tij ai tha se Tuneli i Murrizit, i cili u hap për qytetarët pak përpara zgjedhjeve të vitit 2025, me nxitim elektoral, propagandë dhe ceremoni festive, sot, pa kaluar as një vit nga hapja e tij, ka pësuar krisje dhe çarje, duke rikonfirmuar në mënyrën më kriminale se kemi të bëjmë me një vepër të realizuar jashtë standardeve teknike dhe atyre të sigurisë. Kjo që ka ndodhur nuk ishte e paparashikueshme, pasi këmbanat e alarmit kanë rënë shumë më herët, si gjatë ndërtimit të tunelit ashtu edhe pas hapjes së tij, kur inxhinierët e Departamentit të Infrastrukturës në Partinë...