Tunel droge në mes të Shkodrës! 3 në pranga dhe 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)

Tunel droge në mes të Shkodrës! 3 në pranga dhe 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)

PAMJE NGA OPERACIONI SHKODËR-Një rast i pazakontë është zbuluar në Shkodër, ku në mes të qytetit është konstatuar ndërtimi i një tuneli të posaçëm për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur. Tuneli u zbulua nga forcat e policisë në lagjen “10 Korriku”, brenda oborrit të një banese të marrë me qira. Ambjenti ishte i pajisur me sistem ndriçimi e ventilimi, të furnizuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Arvid Papajanis, Klodian Hasanaj dhe Dritan Selmani u arrestuan në flagrancë, ndërsa një hetim ka nisur edhe për tre punonjës të OSHEE-së Gjatë aksionit u sekuestruan 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara kanabis, si dhe 254 pajisje elektrike, mes tyre 126 llamba, 80 pajisje inventari, 31 panele LED dhe 17 filtra ajri që shërbenin për kultivim dhe tharje....