Tubimi i thirrur nga “Shqipëria Bëhet”, Policia publikon planin e masave, ja akset ku do të bllokohet qarkullimi

Tubimi i thirrur nga “Shqipëria Bëhet”, Policia publikon planin e masave, ja akset ku do të bllokohet qarkullimi

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një protestë masive para Kryeministrisë. Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka bërë publike masat që do të zbatohen në kuadër të tubimit të njoftuar, i cili pritet të zhvillohet ditën e sotme në kryeqytet. Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, autoritetet policore kanë hartuar një plan masash që parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor në disa akse kryesore, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e problemeve në lëvizjen e qytetarëve. Njoftimi: Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme,...