Trump: Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei është vrarë
-Botuar në radion shtetrore gjermane DW- Në vijim të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha, se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë. Shtatë nëpunës të lartë në Iran janë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së të nisura mëngjesin e së shtunës (28.02.2026), njoftoi ushtria e Izraelit përmes një deklarate. Lista e nëpunësve të vrarë përfshin edhe Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem Khamenei dhe ministrin e mbrojtjes Aziz Nasirzadeh. Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth Social komunikoi, se udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei është vrarë. Në postimin e tij Trump shprehet për Khamenein “një nga njerëzit më diabolik në histori.” Një i vdekur dhe...
Burimi:
kohajone.com