Trump pret Ramën dhe liderët. Presidenti i Amerikës: Bordi i Paqes është një arritje e madhe
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka pritur liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes, mes tyre edhe me kryeministrin Edi Rama, të mbërritur në Uashington për ceremoninë zyrtare të përurimit të Bordit të Paqes. Liderët e rreth 40 shteteve u rreshtuan me Trump në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, për foton familjare të realizuar para nisjes së punimeve. Mes liderëve të pranishëm janë Rama dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Fjalën e mirëseardhjes do ta ketë shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, si dhe zv.Presidenti i Amerikës. Mes personaliteteve të pranishëm që do të mbajnë një fjalim janë Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jaerd Kushner. Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të...
Burimi:
kohajone.com