Trump pret Ramën dhe liderët: Bordi i Paqes është një arritje e madhe, kam zgjidhur 8 konflikte në botë për një vit

Trump pret Ramën dhe liderët: Bordi i Paqes është një arritje e madhe, kam zgjidhur 8 konflikte në botë për një vit

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka pritur liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes, mes tyre kryeministrin Edi Rama dhe presidenten Vjosa Osmani, të mbërritur në Uashington për ceremoninë zyrtare të përurimit të Bordit të Paqes. Liderët e rreth 40 shteteve u rreshtuan me Trump në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, për foton familjare të realizuar para nisjes së punimeve. ”Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme....