Trump paralajëron Mbretërinë e Bashkuar për marrëveshjen me Kinën: Është shumë e rrezikshme

Trump paralajëron Mbretërinë e Bashkuar për marrëveshjen me Kinën: Është shumë e rrezikshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se do të ishte “shumë e rrezikshme” të forconte marrëdhëniet ekonomike me Kinën, në një kohë kur Londra dhe Pekini kanë ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe. Paralajmërimi i Trump vjen pas takimit të nivelit të lartë mes presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministrit britanik Keir Starmer, ku palët sinjalizuan synimin për të ndërtuar një partneritet strategjik afatgjatë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Starmer ndodhet në një vizitë katërditore në Kinë, e para nga një kryeministër britanik pas tetë vitesh, duke shënuar një përpjekje të re për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve. Gjatë kësaj vizite, Kina ka rënë dakord të përgjysmojë tarifat e importit për uiskin britanik nga 10% në 5%...