Trump në Bordin e Paqes në Uashington: Jemi të nderuar që është bashkuar kryeministri Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes që po mbahet në Uashington. “Jemi të nderuar që na është bashkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama”-ndërsa për presidenten Osmani tha se po bën një punë të madhe. “Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes. Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe, – u shpreh Trump. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv