Trump: “NATO po bën një gabim shumë të trashë”
Shtetet e NATO-s refuzuan ndërhyrjen ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, siç kërkoi Trump. Presidenti amerikan reagon me kritika të ashpra. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër Gjermaninë dhe vendet e tjera të NATO-s për mosofrimin e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Qëndrimi i aleatëve është “mjaft shokues”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Trump u shpreh i zhgënjyer me aleatët. “Mendoj se NATO po bën një gabim shumë të trashë”. Ky rast ishte një provë për aleancën, shtoi Trump. “Ne e ndihmuam Ukrainën, por ata nuk po ndihmojnë me Iranin, edhe pse të gjithë e pranojnë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”, kritikoi Trump. “Ne si Shtete të Bashkuara do ta mbajmë mend këtë sepse e shohim si mjaft...
Burimi:
kohajone.com