Trump: Kemi fundosur 9 anije të mëdha iraniane

Trump: Kemi fundosur 9 anije të mëdha iraniane

Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës iraniane Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka shkatërruar nëntë anije të marinës iraniane dhe se ka shkatërruar pjesërisht selinë kryesore të marinës së Iranit. “Sapo më njoftuan se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije të marinës iraniane – disa prej tyre mjaft të mëdha dhe të rëndësishme. Po shkojmë edhe pas të tjerave – ato së shpejti do të jenë në fund të detit, gjithashtu. Në një sulm tjetër, shkatërruam pjesërisht edhe selinë kryesore të marinës së tyre”, shkroi Trump në rrjetet sociale.