Trump fton edhe Ramën, ja kush është pjesë e Bordit të Paqes për qeverisjen e Gazës

Trump fton edhe Ramën, ja kush është pjesë e Bordit të Paqes për qeverisjen e Gazës

Kryeministri Edi Rama është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Shtëpia e Bardhë ka publikuar emrat e anëtarëve që do të formojnë “Bordin e Paqes” për Gazën, një strukturë e re e administratës Trump. Bordi Ekzekutiv themelues do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme të Gazës dhe rindërtimin e saj. Kush bën pjesë në Bordin Ekzekutiv themelues? Ish-kryeministri britanik, Sir Tony Blair ishte përmendur prej kohësh si një kandidat i mundshëm për “Bordin e Paqes” të Trumpit, me vetë presidentin amerikan që kishte konfirmuar që në shtator se Blair kishte shprehur interes për t’u bashkuar me...