“Trump e di që ai është Ramaduro”, Berisha: Iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të ‘Bordit të Paqes
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Një ditë më parë, Rama tha se nuk mori pjesë, pasi priti Ivanka Trump dhe këtë e bëri me leje të Presidentit Amerikan. Sipas Berishës, ky është një mashtrim dhe se “Donald Trump e di që Rama është një Ramaduro””. Berisha iu referua deklaratës së Donald Trump, që tha se “2-3 lidera nuk i ka qejf”, dhe sipas kreut të PD, njëri prej tyre është Edi Rama. “Asnjë në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë duhet të them që Presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar...
Burimi:
gijotina.com