Tronditet fshati Kuman, burri i moshuar vr*t gruan dhe më pas veten. Flasin banorët

Tronditet fshati Kuman, burri i moshuar vr*t gruan dhe më pas veten. Flasin banorët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman të Fierit këtë të martë. Shefit Rrapaj dyshohet se ka vrarë gruan e tij. Dashuri Rrapaj dhe më pas veten. “Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njoftoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Sipas banorëve të zonës çifti i bashkëshortëve kanë pasur konflikte verbale që janë dëgjuar prej tyre, ndërsa dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin që kreu krimin. Sakaq, policia vijon hetimet për...