Tronditet Burgu i Durrësit/ Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës
Del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. Ndërkohë një lajm i rëndë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila njofton se Drejtori i komanduar i IEVP Durrës Edmond Llabani ka pësuar hemoragji cerebrale. “Ai ndodhet në QSUT. Drejtori i Përgjithshëm ndodhet atje”, raportojnë Burgjet. Ndërkohë masa do të jepet edhe për mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe, ndaj të cilës Gjykata vendosi arrest shtëpie. Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi...
Burimi:
gijotina.com