Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë, njëri me autizëm

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë, njëri me autizëm

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin e Këlcyrës ka çuar në arrestimin e një 67-vjeçari, i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunonte një vajzë 10-vjeçare. Autoritetet kanë nisur hetimet edhe për dy fëmijë të tjerë, njëri prej të cilëve ka autizëm. Ngjarja u bë e njohur vetëm 10 ditë më parë, kur nëna e vajzës bëri denoncimin në polici. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet morën masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të dyshuarit. Nëna e vajzës tregon se fillimisht kishte vënë re shqetësimin e të bijës, e cila përmendte emrin e të dyshuarit. Pas pyetjeve të vazhdueshme, vajza tregoi se 67-vjeçari e merrte me makinë dhe e çonte në banesën e tij kur bashkëshortja nuk ishte në shtëpi, ku më pas e...