Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Troket 2026! Spektakël fishekzjarrësh në çdo qytet në vendin tonë, Top Channel ju uron Gëzuar Vitin e Ri
Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’. Të gjithë ata që preferuan t’i kalonim orët e para të 2026-ës në shesh, duke sfiduar edhe temperaturat tejet të ulëta që kanë “pushtuar” vendin. Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm. Në të njëjtën mënyrë u prit 2025 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë. Urimeve sot i bashkohet edhe Top Channel… Viti 2026 ardhtë i begatë për të gjithë shqiptarët! Top Channel