Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)
Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit 2026 në rrugën “Vasil Ndoçka”. Sipas policisë, në automjetin në pronësi të shtetasit Oltion Klosit u vendos dhe shpërtheu një sasi lënde eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, nisën hetimet dhe organizuan operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve hetimore, administrimit të provave në vendngjarje dhe verifikimit të kamerave të sigurisë në disa akse rrugore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në pranga janë vënë shtetasit Jurgen Gjonaj, 32 vjeç; Renato Balla, 25 vjeç; Kristjan Ahmerama, 24 vjeç dhe Eklips Leti, 27 vjeç,...
Burimi:
gijotina.com