Tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë, TCh siguron pamjet nga momenti i shpërthimit
Top Channel ka siguruar pamjet nga momenti i shpërthimit të tritolit në makinën e efektivit të policisë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Lezhë. Autorët që dyshohet se kanë qenë dy persona me motor, kanë shkuar pranë automjetit të parkuar të efektivit Gentian Gjeta dhe kanë vendosur tritolin dhe më pas nga një distancë e shkurtër e kanë aktivizuar pasi janë larguar. Policia vijon këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar të plotë itinerarin e autorëve të cilët kanë qenë të maskuar me skafandër. Ndërkohë efektivi i policisë që ishte shënjestër e sulmit, punon si agjent në sektorin e krimeve në Policinë e Lezhës. Ai ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë...
Burimi:
top-channel.tv