Tritol makinës në Tiranë, arrestohen 7 persona
Policia ka arrestuar 7 persona, shtetas me precedent të theksuar kriminal, që dyshohet të jenë përfshirë në një ngjarje të ndodhur më 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.Në pranga ranë Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla, si dhe Sabah Nuzi, aktualisht në IEVP. Sipas “bluve” vendosja e tritolit është porositur nga Sabah Nuzi, i cili ndodhet në burg. Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në...
Burimi:
kohajone.com