Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Në fshatin Zall në Fushë Krujë është zbuluar një arsenal armësh dhe kanabis, të cilat i përkasin Ylli Zallës, i cili është në kërkim që prej nëntorit. Në shtëpinë e Zallës u gjetën 3 armë zjarri, 24 kallëpe tritol, 11 granata e 6 kg kanabis. Gjithashtu edhe 9000 fishekë, 2 silenciatorë dhe uniforma policie. Materiale të tjera të sekuestruara janë sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 27 djegore. Gjatë kontrolleve pas atentatit në Rinas, ku u dyshua si bashkëpunëtori që siguroi armët, iu gjet tjetër arsenal. Megjithatë, asokohe ekspertiza nuk e lidhi me ngjarjen. Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin...