Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë/ Zbulohen detaje, dy autorët e maskuar u larguan me motor
Zbulohen detaje të reja nga hetimet lidhur me shpërthimin e tritolit në makinën e efektivit të policisë në Lezhë. Autorët që dyshohet se kanë qenë dy persona me motor, kanë shkuar pranë automjetit të parkuar të efektivit Gentian Gjeta dhe kanë vendosur tritolin dhe më pas nga një distancë e shkurtër e kanë aktivizuar pasi janë larguar. Policia vijon këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar të plotë itinerarin e autorëve të cilët kanë qenë të maskuar me skafandër. Ndërkohë efektivi i policisë që ishte shënjestër e sulmit, punon si agjent në sektorin e krimeve në Policinë e Lezhës. Ai ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se deri tani nuk ka asnjë dyshim....
Burimi:
top-channel.tv