Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

Tre persona mbetën të lënduar në një aksident hekurudhor në Cartagena, sot me 22 janar, duke shënuar aksidentin e tretë në Spanjë në më pak se një javë. Treni i pasagjerëve në linjën Cartagena – Los Nietos u përplas me një vinç në Alumbres, Murcia, raportojnë mediat e huaja. Të paktën tre pasagjerë mbetën të lënduar lehtë, por bilanci zyrtar ende nuk është konfirmuar. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00, mes Alumbres dhe La Union. Të dielën mbrëma, një tren doli nga shinat duke u përplasur me një tjetër, ku humbën jetën 43 pasagjerë. Dy ditë më vonë, një mur mbajtës u shemb mbi një tren rajonal, duke shkaktuar daljen nga shinat dhe vdekjen e makinistit. Sipas mediave lokale, banorët e zonës kishin paralajmëruar më parë rrezikun në këtë...