Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Rritja e numrit të punonjësve të huaj në Durrës po reflektohet edhe në statistikat zyrtare. Vetëm gjatë muajit të kaluar, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Durrës ka miratuar 701 leje qëndrimi për shtetas të huaj që jetojnë dhe punojnë në zonë, ose 78 për qind më shumë aplikime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një pjesë e mirë e tyre janë angazhuar në sektorin e turizmit, ku bizneset po përballen me mungesë stafi. Recepsionisti nga Filipinet, Rodrigo Ramos, thotë: “Shumë mirë gjithçka. Që nga aeroporti, ku erdhën e më morën. Më dhanë akomodim, më siguruan uniformën e duhur dhe pozicionin e punës në recepsion. Kjo është vërtet e mrekullueshme për një punëtor të huaj, emigrant si unë. Nuk është e lehtë,...
Burimi:
opinion.al