Tregu i ‘5 Majit’ shkrumb e hi, Policia: Zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim pas zjarrit që përfshiu tregun e "5 Majit' Tiranë mbrëmjen e 8 janarit. Në njoftim thuhet se në kuadër të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë zjarri që shkrumboi 10 mijë metra katror kapanone te ish-tregu “Uzina Dinamo” u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. "Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, njofton Policia. Flakët kanë...
Burimi:
zeri.ai