Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit, vlera e mallit 40 mijë euro
Një dyqan i cili tregtonte veshje kontrabandë me logo false është zbuluar në Babrru. Administratorja e dyqanit, 38-vjeçarja me iniciale E. N. është vënë në pranga. Vlera e mallit të sekuestruar në dyqan ka vlerën 40 mijë euro. “Zbulohet një tjetër subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Sekuestrohen nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru. Në kuadër...
Burimi:
top-channel.tv