Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçare, administratore e një dyqani në zonën e Babrrusë, pas zbulimit të veshjeve me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara si të falsifikuara dhe pa dokumentacion tatimor. Gjatë kontrollit në dyqanin në rrugën “Demokracia”, u gjetën dhe sekuestruan veshje të ndryshme me logo markash të njohura, me një vlerë të përafërt rreth 40 mijë euro. Sipas policisë, mallrat nuk shoqëroheshin me fatura që provonin origjinën e tyre. Njoftimi Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru. Në...