Tregtonte mallra kontrabandë: Çanta, syze e ora me logon e gjigandëve botëror, arrestohet ish-konkurreti i “Për’puthen”
foto ilustrim: dyani-hysen ramaj TIRANË- Një tjetër subjekt që tregon mallra kontrabandë është zbuluar në kryeqytetet. Subjekti në pronësi të 29-vjeçarit Hysen Ramaj, në rrugën "Sulejman Delvina", shiste produkte me logo false për të cilat nuk posedonte fatura shitjeje. Po ashtu, dyshohet se nuk lëshonte as kupona për shitjen e tyre, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Në dyqanin e 29-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”. Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si...
Burimi:
zeri.ai