Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tregtonte lëndë piroteknike, procedohet penalisht pronarja në Vlorë, sekuestrohen 691 copë fishekzjarrë
Në Vlorë janë sekuestrohen 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarrë) dhe është proceduar penalisht pronarja e subjektit tregtar. Në vijim të kontrolleve të ushtruara në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare ka evidentuar një tjetër rast në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases L. V., 64...