Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, pranga 53-vjeçarit në Vlorë, procedohet edhe i biri
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal për djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë. Shtetasi P. Ç. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra (medikamente mjekësore dhe celularë) të dyshuara të kontrabanduara nga Italia. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin...
Burimi:
top-channel.tv