Tregtonin fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike në dyqanet e tyre, vihen në hetim tre shtetas në Peshkopi

Tregtonin fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike në dyqanet e tyre, vihen në hetim tre shtetas në Peshkopi

Vijon plani i posaçëm operacional për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Konstatohen 3 dyqane në qytetin e Peshkopisë, ku mbaheshin sasi fishekzjarrësh dhe kapsollash, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara. Procedohen penalisht 3 shtetas dhe sekuestrohen kuti me lëndë piroteknike. Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit të lëndëve piroteknike me qëllim shitjen e kundërligjshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, evidentuan 3 dyqane që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O.D., A.K. dhe D.M., pasi në dyqanet e tyre...