Tregtarët e Tregut Industrial mësyjnë në Bashki, kërkojnë takim me përfaqësuesit vendorë

Tregtarët e Tregut Industrial mësyjnë në Bashki, kërkojnë takim me përfaqësuesit vendorë

bashkia vlore VLORË- Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë janë mbledhur sërish mëngjesin e sotëm përpara Bashkisë. Ata kanë arritur të hyjnë brenda ambienteve duke kërkuar takim dhe diskutim me përfaqësuesit vendorë lidhur me projektin e një tregu të ri në vendin ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar. Tregtarët kërkojnë garanci që të mos mbeten në punë dhe një zgjidhje konkrete dhe afatgjatë.  Mësohet se tregtarët kanë pasur një takim me nënkryetaren e Bashkisë së Vlorës, Irena Toshkallari, e cila i ka sqaruar për mënyrë se si do të veprohet në vijim. Pas takimi, tregtarët janë larguar dhe kanë përfunduar protestën. Mbrëmjen e djeshme, tregtarët dolën në protestë para Bashkisë, duke shprehur shqetësimin e tyre se projekti mund të realizohet, duke i lënë ata pa një hapësirë të përshtatshme...