Tre vëllezërit Prekaj ‘kokat’ e mashtrimit me call centera, burg për punonjësin italianin: S’kisha dijeni, jam i sëmurë

Tre vëllezërit Prekaj ‘kokat’ e mashtrimit me call centera, burg për punonjësin italianin: S’kisha dijeni, jam i sëmurë

pamje nga operacioni TIRANË-Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën “arrest në burg” për italianin Cosimo Notaristefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër call center-ave të dyshuar për mashtrime financiare, në kullën “Atti Tower” në Tiranë. Shtetasi italian u arrestua një ditë më parë në Portin e Durrësit teksa po largohej drejt Italisë.  Notaristefano tha se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai u shpreh se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Notaristefano parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndetësore dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në...