Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tre punonjës të Bashkisë Vlorë pezullohen nga puna, dyshime për marrje karburanti nga mjetet e punës
Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake. Ngjarja është regjistruar më 19 dhjetor 2025, kur punonjësi i Policisë Bashkiake I.Dh. ka njoftuar Përgjegjësin e Sektorit E.V. se shoferi i një kamioni të ushtrisë, i parkuar brenda territorit të Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit, kishte konstatuar shenja të dyshimta që tregonin se nga mjeti i punës mund të ishte marrë karburant. Menjëherë pas njoftimit, Përgjegjësi i Sektorit, së bashku me...