Tre protesta kundër Ramës, nga nesër në shesh mbështetësit e Lapajt kundër qeverisë
Nga nesër dhe në vijim, do të mbahen tre protesta opozitare kundër qeverisë ”Rama 4”. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën. Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi. Qeveria teknike artikulohet nga Sali Berisha, eksperiment të tillë e pa të zbatuar pjesërisht në 2017, kur Edi Rama dhe Lulzim Basha firmosën paktin e 17 Majit, i cili nuk solli rotacionin e kërkuar nga demokratët.
Burimi:
kohajone.com