Tre orë nën zhurmën e molotovëve, protesta e opozitës në Tiranë shoqërohet me tensione: 23 të shoqëruar, mes tyre 4 të mitur

Tre orë nën zhurmën e molotovëve, protesta e opozitës në Tiranë shoqërohet me tensione: 23 të shoqëruar, mes tyre 4 të mitur

Foto ilustruese TIRANË- Molotovë, fishekzjarre, tensione dhe përplasje shënuan protestën e opozitës mbrëmjen e së dielës, 22 mars, në Tiranë, e cila zgjati për më shumë se 3 orë.  Protesta e Partisë Demokratike nisi rreth orës 18:00, ku mbështetësit u mblodhën fiillimisht para Kryeministrisë, aty ku u zhvillua tubimi kryesor. Tubimi pa fjalime, shumë shpejt përshkallëzoi, pasi u hodhën mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Forcat e policisë ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll, me makinat e ujit dhe gaz lostsjellës. Por, ndërsa sheshi pranë godinës u zbraz, marshimi nisi nëpër rrugët e kryeqyeteti, duke ndaluar në disa prej institucioneve.  Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie.  Kryedemokrati Sali...