Tre makina të aksidentuara dhe 3 të plagosur në Cërrik
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Cërrik ditën e sotme si pasojë e baltës në rrugë. Sipas informacioneve, tre automjete janë përfshirë në aksident dhe për pasojë 3 persona janë plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët thonë se zona ku ka ndodhur aksidenti ndodhet pranë një kantieri privat, ku po kryhen punime ngjitur me rrugën, të cilat vazhdojnë edhe gjatë natës. Sipas tyre rreth orës 12:00 të mesnatës, rruga ishte pothuajse e pakalueshme për shkak të baltës nga kamionet qe po mbush lumin Shkumbin për qëllime të zaptimit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
gijotina.com