“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në 100 metër kub për sekondë, sollën sërish prurje të mëdha në lumenjtë e qarkut Fier. Prurjet në kuota të larta në lumin Seman, sollën prezencë uji në sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore të kultivuara me kultura të stinës në disa fshatra, por më problematike situata paraqitet në fshatrat Petovë dhe Mbrostar të bashkisë Fier. Banorët thonë se është e treta herë radhazi që përmbyten brenda disa muajsh duke u shkaktuar dëme të parikuperueshme në ekonomitë e tyre bujqësore teksa fajësojnë njëzëri shkarkimet e pakontrolluara. Përveç tokave bujqësore, për të tretën herë janë përmbytur edhe banesa. “Jetoj prej 25 vitesh në këtë zonë”, thotë Sulo Tafa, “por një...
Burimi:
gijotina.com